​ Konfiskohen 35 kilogram drogë

Kronika September 27, 2016 - 15:19

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë,  në vazhdën e parandalimit,  hetimit dhe luftimit të kontrabandimit me substanca narkotike, me datë 26.09.2016, ka përgatitur  dhe realizuar një Plan Operativo-taktik i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar dhe konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të substancave të dyshuara narkotike, raporton zëri.info.

Gjatë realizimit të këtij plani në një Pikë Kontrolli të Automjeteve të vendosur nga Policia e Kosovës, një veturë e dyshuar me targa vendore ka tentuar t’i i shmanget kontrollit policor. Policia menjëher ndermerr veprimet e nevojshme operacionale dhe arrin ta ndalon veturën e dyshuar në hyrje të Podujevës,  ku gjatë kontrollit  gjen dy çanta të mëdha me 35 kg  substancë e dyshuar narkotike e llojit mariuhanë, raporton zëri.info.

Për rastin është njoftuar  prokurori kujdestar dhe me vendim të tij, i dyshuari mashkull K/Shqiptar: viti i lindjes (1990) është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar lënda: ,,Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 i kodit penal të RKS-së, raporton zëri.info / Zëri 

Image