Versioni i Policisë për ‘bombën’ në zyret e Administratës

Kronika September 27, 2016 - 15:02

Rreth orës 11:00 në zyret e Administratës Pensioanle të Kosovës është gjetur një granat bombe e pa shpërthyer.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur menjherë ekipet e njësive të Policisë meqë rast kanë lokalizuar mjetin e dyshimtë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, Flora Ahmeti zëdhënëse për rajonin e Prishtinës ka thënë për zeri.info se mjeti i dyshimtë është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe që është siguruar lokacioni.

“ Policia e Kosovës ka marr të gjitha hapat e duhur rreth gjetjes së një grantat bombe në zyrat e Administratës Pensionale të Kosovës, tek ndërtesa e ish-Rilindjes në Prishtinë. Rreth orës 11:00 është gjetur një granat bombe e që lokalizuar menjëherë”, ka thënë Ahmeti.

Ndër të tjera Ahmeti ka thënë se deri në këto momente nuk ka asnjë person të identifikuar.

“ Nuk mund të themi se kemi ndonjë person të identifikuar por që hetimet rreth kësaj çështje kanë filluar”, ka thënë Ahmeti.

Vlen të theksohet se një dëshmitar është lajmëruar në Policinë e Kosovës i cili pretendohet se ka parë ngjarjen./ZERI