Mbreti po vjen!

Jetë November 14, 2018 - 15:37
Lexo detajet!
Image

Vendi ynë më në fund do të ketë prani mbretërore. Brendi lider, i ushqimit të shpejt në botë, i pranishëm në më shumë se 100 shtete dhe me më shumë se 16.000 restaurante, shumë shpejt do të jetë edhe në Kosovë.

“Burger King” gjatë muajit nëntor do të hapë restaurantin e parë, por jo të vetmin në “Albi Mall”, Prishtinë, ku të gjithë adhuruesit e burgerëve dhe ushqimit të shpejt do të gjejnë një menu të gjerë ushqimore, të përshtatshme për çdo shije dhe preference.

“Burger King” vjen në Kosovë pas marrëveshjes së arritur për bashëkpunim me njërën ndër kompanitë më të mëdha dhe më të suksesshme vendore, “Buçaj Retail”, e cila do të menaxhoj të gjitha pikat e “Burger King” si në Kosovë, poashtu edhe në Shqipëri.

Historia e “Burger King” fillon në vitin 1953 në Jacksonville të Floridas, në Shtete e bashkurara të Amerikës, kur u hap restauranti i parë në atë kohë i njohur si “Insta – Burger King”.

Një vit më vonë, kompanisë i’u ndryshua emri në atë që sot e njohin të gjithë, “Burger King”, kurse në vitin 1957 “Burger King” lansoi produktin e tij më të famshëm, “Whopper”, produkt ky i cili edhe sot është produkti identifikues i “Burger King”.

Që nga lansimi i Whopper’it, ndër vite ky produkt është shndërruar në “AMERICA’S FAVORITE BURGER” i cili njëkohësisht cilësohet edhe si hamburgeri më i

shijshëm dhe i freskët, dhe sigurisht pasi që çdo Whopper i përgatitur në Burger King krijohet në momentin e porosisë dhe veçanërisht sipas kërkesave të klientëve.

Whopper është vërtetë një hamburger i veçantë nga të tjerët. I pjekur në flakë të skarës, me 100% mish viçi pa ndonjë konservues apo aditivë dhe përbërës të freskët si domate, tranguj, qepë, sallatë dhe salca të ndryshme, Whopper-i është zgjedhja perfekte për çdo adhurues të burgerëve.

Përveç Whopper, Burger King do të ofroj një menu të begatshme me shumë lloje të ushqimeve ku përfshihen Big King, Steakhouse Burger, Xtra Long Chilli Cheese, produkte të pulës si Chicken Tendercrisp, Chicken Nuggets e Wings, menu të veçantë për fëmijë dhe ëmbëlsira të ndryshme si Hot Brownie, BK Fusion, Shakes, e shumë të tjera. Menu kjo e cila do të sjellë shijen e brendit më të madh Amerikan, në vendin tonë dhe do t’i ofroj të gjithë klientëve një eksperiencë të veçantë ushqimore, si asnjëherë deri tani.

“Burger King” identifikohet si brend i dashur dhe argëtues, me shumë aktivitete dhe befasi për të gjitha moshat.

Duke filluar nga muaji Nëntor, qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të bëhen pjesë e familjes së madhe të King’ut, e cila mirëpret dhe shërben më shumë se 11 million konsumatorë çdo ditë në tërë botën, dhe të shijojn Whopper’in e famshëm së bashku me produktet tjera të ofruara në menu.

“Burger King” shumë shpejt do të hapë edhe restaurante të tjera në qytete të ndryshme të vendit tonë, duke qenë sa më afër konsumatorëve për një eksperiencë të veçantë ushqimore.

Me hapjen e këtyre restauranteve gjithsej 15 sosh, “Burger King” dhe “Buçaj Retail” do të hapin edhe më shumë se 1000 vende të reja të punës, të cilat do t’i ofrojnë qytetarëve tanë një mundësi të artë për të ndjekur dhe zhvilluar një karrierë të suksesshme, në fushën e ushqimit të shpejt sipas standardeve dhe kushteve globale të “Burger King”.

Mbreti po vjen!