Çka duhet të mbani në vendin e punës?

Jetë July 19, 2018 - 09:55
Lexoni më shumë detaje

Dita është e mbushur me aktivitete, duke filluar nga mëngjesi deri në darkë dhe lista e gjërave që duhet të konsumojmë ka rëndësi të veçantë.

Gjatë orarit mbajeni vendin e punës të mbushur me ushqime bazë, të cilat mund të jenë të përziera, të shijshme dhe të shëndetshme, përcjell "Zëri".

Një bukë gruri

Sandviçët janë lëndë themelore në drekë dhe janë super të lehtë për t’i bërë. Jo vetëm një bukë e mbushur me fibra të ngopjes, por ju mund të vendosni pothuajse çdo gjë që dëshironi mes dy fetave për të krijuar një ushqim të shpejtë dhe të lehtë.

Kos pa yndyrë

Kosi mund të duket vetëm si një ushqim i lehtë, por kur e shoqëron me disa fruta dhe arra ju keni marrë një ushqim të pasur me lëndë ushqyese, transmeton "Zeri.info".

Bajamet

Image

Bajamet janë një burim i shkëlqyer i proteinave dhe i yndyrave, të cilat ju mbajnë të ngopur. Në varësi të preferencës këto mund të kenë shije të mahnitshme kur t’i shtoni në kos, por mund t’i hani edhe “të gjalla”.

Pemët

Pemët janë ushqime të shëndetshme dhe një shtesë e jashtëzakonshme për drekën. Ato shtojnë sasinë e sheqerit dhe cilësi në kos. Pra, këto janë disa nga ushqimet që nuk duhet të mungojnë në organizmin tuaj gjatë një dite pune. /ZËRI/