Po shkoni në pushime, mos merrni aq shumë gjëra me vete

Jetë July 10, 2018 - 20:26

Të qëndrosh mirë dhe me shëndet gjatë stinës së verës, duket se ka lidhshmëri të madhe me atë se sa thjesht e kaloni verën, pa komplikime, sidomos pa valixhe të stërmbushur kur është fjala te nisja për pushime.

Mos paketoni shumë gjëra

Sado që dëshironi që të keni gjithçka me vete në pushimin tuaj, është tejet me rëndësi që të paketoni lehtë, pak, dhe në mënyrë praktike. Shumë njerëz nuk besojnë që kjo lidhet me shëndetin, mirëpo nëse paketoni shumë gjëra dhe valixhja juaj peshon rëndë, atëherë keni më shumë mundësi për t’u lënduar, t’u bërë nervoz apo edhe stresuar nga gjërat e tepërta, përcjell KosovaPress.

Po ashtu mund ta dëmtoni shpinën apo gjunjët.