E frikshme, gjendet foleja me 100 gjarpërinj në një shtëpi

Jetë June 24, 2018 - 12:09
Lexo detajet

Banorët e një fshatin në Indi u përfshinë nga paniku pasi brenda një shtëpie gjetën rreth 100 gjarpërinj. Kobrat e vogla indiane u vunë re në shtëpinë e një Bijay Bhuyan dje në rrethin Bhadrak.

Burimet thanë se vajza e Bhujan kishte vrarë një gjarpër në shtëpi një natë më herët, pas të cilës një ekip i ndihmës për gjarpërinjtë, nxitoi për në vendngjarje duke shpëtuar 20 gjarpërinj të vegjël të sapo dalë nga veza.

Meqë gjarpri nënë nuk u shpëtua, ndihmësit shkuan përsëri në shtëpi të shtunën në mëngjes, duke shpëtuar edhe 106 gjarpërinj të tjerë.

Fshatarët në numër të madh u mblodhën përpara shtëpisë së Bhujanit për të parë zvarranikët. Sipas burimeve, zvarranikët e shpëtuar do t'i dorëzohen zyrtarëve të pyjeve, të cilët do t'i lëshojnë ato në pyll.