Këto ushqime e shkrijnë dhjamin më shpejt

Jetë May 14, 2018 - 12:22
Dëshironi të dukeni në formë edhe pa mbajtur dietë?! – Këtu i keni ushqimet që duhet t’i konsumoni

Për të rënë në peshë çdokush duhet të dijë momentin kur trupi i tij djeg yndyra, përcjell "Zeri.info". 

Tanimë po i afrohemi stinës së pranverës dhe të gjithëve na lind dëshira për të qenë në formë.

Për këtë duhet të dimë se çfarë ushqimi duhet të përfshijë dieta jonë e të ngrënit.

Nëse duam që të djegim yndyrën, atëherë një person duhet të konsumojë një qitro (grejpfrut) në çdo vakt (pa shtesë sheqeri), pasi kjo do të ndihmojë në humbje të peshës deri në 2 kg për 12 javë.

Image

Qitrot janë të pasura me vitaminë C, antioksidues i fuqishëm që ndihmon në djegien e yndyrave, përcjell "Zëri".

Pastaj 3 molla dhe dardha në ditë kufizojnë sasinë e yndyrës që do të thithin qelizat.

Duhet konsumuar edhe çajin e gjelbër, pasi ky çaj rrit metabolizmin. Substancat polifenole të kombinuara me kafeinën janë përgjegjëse për djegien e yndyrave.

Tërshëra ul kolesterolin dhe rrit energjinë, duke ndihmuar në rënien në peshë.

Në këtë drejtim ndihmojnë edhe erëzat djegëse, pasi rrisin metabolizmin dhe pakësojnë gërryerjen nga uria. Lëkurat e mollëve të egra ndihmojnë në tretjen e dhjamërave të trupit.

Edhe drithërat e plota janë të mrekullueshme për sheshimin e barkut. Konsumoni në mëngjes trahana tërshëre, ndërsa gjatë ditës bukë gruri me miell dhe krunde.

Edhe konsumimi i peshkut është tejet i rëndësishëm, pasi është burim i mrekullueshëm i proteinave të varfra, por në të njëjtën kohë është mjaft i pasur me acide yndyrore omega 3.

Image

Dhe e gjithë kjo do të ishte mirë të kombinohet edhe me ushtrime, sidomos me ecje të shpejtë apo vrapim në natyrë, pasi rezultatet do të jenë shumë më të mira. /ZËRI/

Image