Sekretet që mund të bëjnë të jetoni 100 vjet

Jetë May 09, 2018 - 19:18
ja çfarë duhet të dini e të bëni nëse dëshironi të jetoni 100 vjet

Për jetë më të gjatë, duhet ngrënë ushqim të shëndetshëm, mbajtur një dietë të balancuar dhe duke ushtruar vazhdimisht.

Por që ju mund të shmangni vdekjen e hershme dhe të jetoni mbi 100 vjet, duke ndjek një ushqim të vetëm dhe ngrënien e tij.

Nëse jeni prej duhanpirësve, duhet ta lini duhanin që të jetoni më gjatë, shkruan Expres.co.uk, përcjell Klan Kosova.

Ushtrimet janë “mrekullia e kurimit për të cilin presin të gjithë” derisa edhe mbajtja e trupit shëndetshëm dhe pesha e mirë janë vendimtare për jetë më të gjatë.

“Nëse dëshironi që të jetoni mbi 100 vjet, duhet të lini pak ushqim në pjatën që hani”.

Sipas autorit të një studimi, Dan Beuttner, sekret i jetëgjatësisë është nëse keni ndërprerë ushqimin kur të jeni ndjerë se jeni ngopur për 80 përqind.

Vite më parë është thënë se zvogëlimi i kalorive që prodhojnë T3, hormonin tiroid që zvogëlon metabolizmin – shpejton procesin e plakjes.

Ngrënia e çipsave me qese, apo akulloreve pa karton mund të bëjë që të keni marrë ushqim më shumë se që keni pasë nevojë.

Por nëse hani pesë porcione në ditë me fruta dhe perime mund të bëjë që të jetoni më gjatë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që burrat duhet të konsumojnë dy mijë e 500 kalori në ditë, kurse gratë dy mijë.