Dieta e astronautëve, shumë efektive për humbjen e peshës
“Dieta e astronautëve” mund të na ndihmojë të përshpejtojmë metabolizmin dhe njëkohësisht të humbim peshë.
Mos u shqetësoni, nuk keni nevojë të shkoni në hapësirë për të ndjekur këtë dietë.
Vetëm ndiqni udhëzimet e mëposhtme dhe do të filloni të ndjeheni aq lehtë sa do të ndiheshit në gravitet zero!
Por si funksionon kjo dietë?
Astronautët e vërtetë nuk e përdorin këtë dietë, por vetëm ata që e kanë durimin e astronautëve do të jenë në gjendje ta ndjekin këtë dietë, për shkak të numrit të madh të ushqimeve që duhet të heqin dorë.
Dieta e astronautëve bazohet në produktet e proteinave. Fibrat dhe karbohidratet minimizohen dukshëm.
Gjithashtu, do t’iu duhet të ulni numrin e kalorive që konsumoni gjatë ditës, transmeton Klan Kosova.
Falë sasisë së lartë të proteinave që do të hani, kjo dietë kontribuon në humbjen e shpejtë të peshës pa shkaktuar dëmtim të muskujve.
Reduktoni këto ushqime:
Lëngjet e gazuara dhe ato të frutave
Pijet alkoolike (kryesisht sepse përmbajnë sheqer)
Kripën dhe sheqerin
Orizin dhe pastat
Bukën dhe drithërat tjera
Produktet e tymosura të mishit
Patatet, karrotat, panxharin
Hani më shumë këto ushqime:
Këpurdhat
Vezët
Mish peshku dhe pule
Domatet dhe trangujt
Lakrën
Brokolin, lulelakrën dhe perimet e gjelbra
Kungullin
Sallatat
Djathin
Qumësht soje ose bajamesh
Produkte tjera që nuk janë në listën e “ushqimeve të ndaluara”
MENYJA
Mëngjesi: Dy vezë të ziera + 1 filxhan kafe pa sheqer dhe qumësht
Dreka: Gjysmë pule me madhësi mesatare me gjysmë litri lëng të pulës (në të cilin pula është gatuar) + sallatë me domate dhe kërpudha + një gotë qumësht soje ose kafe të zezë.
Zamra: 1 filxhan lëng portokalli ose çaji të gjelbër
Darka: 1 gotë qumësht soje, mish peshku ose pule, 150 gramë gjizë
SHËNIM I RËNDËSISHËM:
Mos i injoroni vitaminat dhe mineralet.
Gjithashtu, sigurohuni që të ecni ose vraponi çdo ditë dhe të pini shumë ujë (deri në 2 litra në ditë).