Numëroni kaloritë

Jetë April 19, 2018 - 11:32
Këshilla se si të largoni kaloritë e tepërta

Mënyra më e lehtë e heqjes së 500 kalorive në ditë nga menyja juaj është që 250 t’i largoni nga ushqimet 250 kalori të tjera duke ushtruar, përcjell "Zeri.info".

Është e lehtë që t’i largoni 250 kalori nga ushqimi, mjafton që në vend të djathit me yndyrë të përdorni atë me pak yndyrë, të mos hani keksë dhe t’i evitoni pijet alkoolike.

LEXO EDHE: Arrat ndikojnë në uljen e kolesterinës

Me ushtrime lëre më që do t’i digjni 250 kalori, por do t’i forconi edhe muskujt dhe do ta shpejtoni metabolizmin, duke humbur kështu peshë edhe kur jeni duke pushuar, transmeton "Zeri;info".

Çdo ditë shëtitni gjysmë ore, por duke ecur shpejt.

Dhe kurrë mos e përdorni liftin – ngjituni shkallëve.

Prandaj, është shumë e rëndësishme që të numëroni kaloritë, të cilat ju i konsumoni çdo ditë. /ZËRI/