Ndiqni këto hapa për të përshpejtuar metabolizmin tuaj

Jetë March 18, 2018 - 22:14

Nëse planifikoni të humbni disa kilogramë dhe të përmirësoni shëndetin tuaj të përgjithshëm, gjëja e parë që duhet t'i kushtoni vëmendje është metabolizmi. 

Nëse ky i fundit është i ngadaltë, e tret ushqimin me vështirësi etj., asnjë dietë nuk do të japë rezultatin e dëshiruar.

Përpara se të nisni dietat rigoroze, duhet të keni parasysh këto hapa, të cilat do ta bënin rrugëtimin tuaj edhe më të lehtë:

1. Pini më shumë ujë

Nëse nuk pini mjaftueshëm ujë, trupi juaj do të djegë më pak kalori dhe mëlçisë do t'i vështirësohet puna për të vendosur balancën e duhur. Konsumoni më shumë ujë dhe çaj jeshil për t'i dhënë metabolizmit ndihmën që i nevojitet.
2. Ushqimet organike

Kur është fjala për ushqimet duhen bërë zgjedhjet e duhura . I thoni "JO" produkteve omgj dhe ushqimeve të rritura me pesticide a hormone, pasi ato nuk e ndihmojnë metabolizmin në asnjë aspekt.

3. Zgjohuni herët

Nuk është shaka, fatkeqësisht! Ka një të vërtetë në pjesën e të zgjuarit herët dhe përshpejtimit të metabolizmit. Ky zakon bën të mundur "zgjimin" më shpejt të organeve që kryejnë funksionet e trupit. 

4. Konsumoni ushqimet "miqësore" ndaj metabolizmit

Ju e keni fare të qartë tanimë se cilët janë "armiqtë" më të mëdhenj të shëndetit dhe kilogramëve të tepërt. 

5. Shtoni aktivitetin fizik

Një dietë e shëndetshme e ndjekur paralelisht me ushtrimet e duhura fizike është gjëja më e mirë që mund të bëni për shëndetin e përgjithshëm dhe nxitjen e metabolizmit! 

6. Bëni pjesë tuajën "dietat e shëndetshme"

Hani çdo 3-4 orë,
Konsumoni mini-vakte të shëndetshme (fruta, sallatë-jo fast food-e)
Pakësoni karbohidratet por mos i eliminoni nga dieta juaj ditore pasi kanë rëndësinë  dhe funksionin e tyre.
7. I thoni "Jo" stresit

Nëse ndiheni sadopak të stresuar dhe nuk i jepni trupit mundësi dhe hapësirë të relaksohet nga mbingarkesa ditore, metabolizmi juaj bie dhe ngadalëson proceset.
Nëse do të mbani parasysh këto hapa dhe do t'i zbatoni, me siguri që djegia e kilogramëve të tepërt do të jetë një mision jo më i pamundur!