Mangoja është e mbushur me vitaminën A

Jetë March 08, 2018 - 09:57
Ja pse është mirë të hani mango

Mungesa e vitaminës A është një problem i madh në mbarë botën, sidomos te fëmijët nën moshën pesëvjeçare.

Zgjidhja e mundshme është përdorimi i sasive të mëdha të mangos, të cilat thahen nga rrezet e diellit pas pjekjes, përcjell "Zëri".

Mangoja përmban sasi të madhe të karotenoideve, provitamine të vitaminës A, të cilat arrijnë t’i plotësojnë nevojat e çdo njeriut për këtë vitaminë.

LEXO EDHE: Si ta luftoni varësinë ndaj ëmbëlsirave?

Prandaj sugjerohet konsumimi sa më shumë i kësaj frute tropikale.

Kjo nuk do të thotë se mangoja duhet të konsumohet vetëm e terur, pasi efektet i ka të jashtëzakonshme edhe kur konsumohet e freskët, prandaj mos ngurroni dhe hajeni rregullisht. /ZËRI/