Ky 'gjysh' kalon dy ditë në javë duke përqafuar bebet në spital

Jetë February 13, 2018 - 13:25
Për 12 vitet e fundit, David Deutchman ka kaluar dy ditë në javë duke bërë një punë shumë të rëndësishme: përqafimin e foshnjave!

E gjitha filloi në fillim të viteve '00, kur Deutchman, në pension nga karriera e tij si një ekzekutiv marketingu, shkoi tek stafi i Shëndetit të Fëmijëve në Atlanta dhe pyeti për mundësi për punë vullnetare.

Ai filloi duke dhënë mësim në shkollën e spitalit për pacientë afatgjatë, por nuk shkoi shumë kohë para se të gjente thirrjen e tij të vërtetë: mbështetjen e familjeve të foshnjave që kalonin kohë në njësitë e kujdesit intensiv pediatrik dhe neonatal transmeton "Zëri.info"

Në një ditë tipike vullnetare, Deutchman, tani 82 vjeç, do të përqafojë dhe të ngushëllojë foshnjat dhe të ndihmojë prindërit e tyre. Përkushtimi i tij ndaj detyrës dhe dashurisë për pacientët ia kanë dhënë atij edhe pseudonimin e "Gjyshit i Kujdesit Intenziv" - dhe, në disa raste, "Pëshpëritësi i Foshnjave".

"Miqtë e mi më pyesin se çfarë bëj këtu," tha ai në një intervistë të fundit me spitalin. "Dhe unë u them atyre që unë mbaj foshnjat, ndonjëherë ato me vjellin përmbi, më lagin. Është e mrekullueshme ... Ata thjesht nuk e kuptojnë - shpërblimi që mund të merrni nga mbajtja tillë e një fëmije"./Zëri.info/