Pse shohim ëndërra?

Jetë January 31, 2018 - 21:30
Ja pse ëndërrojmë

Shkenca ka bërë përparim të madh në thellimin e të kuptuarit e asaj pse shohim ëndërra.

Megjithatë, nuk ka përgjigje të saktë për pyetjen:

Pse ëndërrojmë?

Ka, megjithatë, një numër i madh i teorive që po shqyrtohen, raporton "Zëri.info".

Disa shkencëtarë pohojnë se ëndrrat nuk kanë funksion të drejtpërdrejtë, por në vend të kësaj janë pasojë e proceseve të tjera biologjike që ndodhin gjatë gjumit, e disa të tjerë që studiojnë gjumin dhe ëndrrat besojnë se ato kanë një qëllim parësor.

Teoritë e ëndërrimit ndërthurrin disa disiplina shkencore, nga psikiatria dhe psikologjia në neurobiologji.

Disa teori të tanishme sugjerojnë se ëndërrimi është:

-Një komponent dhe formë e përpunimit të kujtesës, duke ndihmuar në ruajtjen e informacionit nga kujtesa afatshkurtër në pjesën afatgjatë të kujtesës.

-Një zgjatje e vetëdijes së zgjuar, pra reflektim i përvojave të jetës kur jemi zgjuar

-Një mjet me të cilin mendja punon përmes mendimeve, emocioneve dhe përvojave të vështira, të ndërlikuara, të paqëndrueshme, për të arritur ekuilibrin psikologjik dhe emocional

-Ato janë reagim i trurit ndaj ndryshimeve biokimike dhe impulseve elektrike që ndodhin gjatë gjumit.

-Një formë e ndërgjegjes që bashkon të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen në përpunimin e informacionit nga dy të parat dhe përgatitja për të tretën.

-Një akt mbrojtës nga truri për t'u përgatitur për përballimin e kërcënimeve, rreziqeve dhe sfidave.

Nuk ka shume gjasa që të jetë një përgjigje e thjeshtë, ose një teori e vetme që shpjegon rolin e plotë të ëndërrimit të jetës njerëzore. Biologjia, Kognicioni, Psikologjia - ka shumë të ngjarë që ëndrrat mund të shërbejnë në funksionet e rëndësishme në secilën nga këto fusha raporton tutje "Zëri.info"

Po në lidhje me ndikimin e ëndërrimit mbi jetën tonë të zgjuar? Ëndërrimi është një aspekt universal dhe i qëndrueshëm për qeniet njerëzore (megjithëse nuk kufizohet vetëm tek njerëzit, përderisa kafshët gjithashtu ëndërrojnë).

Ëndërrimi është diçka që bëjmë çdo ditë nga koha kur jemi shumë të vegjël e të moshuar. A janë ëndrrat më shumë se një shkarkim i mendjes gjatë natës? A ka mënyra se ëndrrat mund të na ndihmojnë të jetojmë më mirë?

Dëshmitë sugjerojnë se ëndrrat mund të ndihmojnë në funksionin e ditës dhe performancën, veçanërisht pasi ato lidhen me kreativitetin dhe zgjidhjen e problemeve.

Më gjerësisht, ëndrrat na japin njohuri për atë që na preokupon, na shqetëson, i angazhon mendimet dhe emocionet tona. /Zëri.info/