Stresi psikologjik njëri ndër faktorët kryesorë të sëmundjeve

Jetë January 12, 2018 - 16:12

Një studim i ri ka dhënë një pasqyrë interesante dhe ka shpjeguar se si stresi psikologjik mund të na bëjë të sëmurë.

Hulumtuesit në Universitetin Shtetëror të Michiganit në East Lansing kanë zbuluar se si një proteinë e njohur si receptori i faktorit lëshues të kortikotropinës (CRF1) i përgjigjet stresit duke dërguar sinjale në qeliza specifike imune, shkruan Zeri.info.

Kjo shkakton qelizat imune për lirimin e substancave kimike që mund të shkaktojnë një sërë sëmundjesh, përfshirë astmën, lupusin dhe sindromën e zorrëve nervoz (IBS).

Bashkëautori i studimit Adam Moeser, i Kolegjit të Mjekësisë Veterinare në Universitetin Shtetëror të Miçiganit, dhe kolegët e tij, kohën e fundit kanë raportuar disa gjetje të tyre në Journal of Leukocyte Biology.

Sipas tyre, në të gjithë përjetojmë stresin dhe mund të përfundojmë më një sërë sëmundjesh nga stresi.

Rreth 31 përqind e të rriturve në SHBA raportojnë se stresi ka një ndikim të fortë ose shumë të fortë në shëndetin e tyre fizik./ZERI/