Nëse i dashuri juaj bën këto veprime, ai ju do vërtetë

Jetë October 11, 2017 - 20:52

Edhe pse është kaq e bukur të biesh në dashuri, në të njëjtën kohë, dashuria është një gjë shumë e ndërlikuar.

Pjesa më e vështirë është të zbuloni nëse djali që ju e pëlqeni, ndjen të njëjtën gjë për ju ose jo?

Ju e doni sinqerisht atë, por a e meriton i dashuri juaj këtë dashuri?

Në fakt, kur një grua e do dikë, kuptohet lehtësisht, nga gjuha e trupit  ndërsa veprimi i tyre bazohet pikërisht në atë që “flet” zemra e tyre, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa burrat janë shumë të paparashikueshëm. Kjo është arsyeja pse është kaq e ndërlikuar.

Ju e shihni përgjigja nuk qëndron në gjërat e mëdha që ai bën për ju, por në gjëra të vogla, sepse kjo është ajo që ka më shumë rëndësi.

E pra, mos u shqetësoni, ne ju sjellim një listë prej disa veprimesh, në të cilat nëse e gjeni të dashurin tuaj, atëherë mund të jeni të sigurt se ai me të vërtetë ju do.

Kur ai ju dërgon mesazhe herët në mëngjes, tregon se ju jeni mendimi i tij i parë

Nuk i vjen turp të thotë “të dua” në publik ose para miqve të tij

Vjen me ty në festat e familjes, edhepse nuk e njeh askënd

Bën shumë fotografi me ty, derisa të del një e mirë, sepse ju kështu doni

Kur ju jeni sëmurë, ai është gjithmonë pranë teje duke u kujdesur për ty

Kur ju dilni në shopping, ai është më shumë se i lumtur të të ndihmojë

Ai e pëlqen ushqimin që ti e gatuan, edhepse është pak i djegur, por megjithatë e ha

Ai të surprizon me kartolina romantike dhe dhurata në çdo kohë, pa arsye

Para ditëlindjes, ai do të planifikojë dhuratën perfekte për ju

Ai vallëzon me ty, edhepse nuk di të vallëzojë mirë

Të mbulon me xhaketën e tij kur jashtë është ftohtë

Ai vesh diçka që ti i ke blerë, edhe nëse nuk i pëlqen, vetëm të të lumturojë

Nuk shqetësohet as të shikojë një grua të bukur që kalon, sepse ti i intereson më shumë

Nëse të sheh se je lodhur në punë, ai lan enët dhe bën punët e shtëpisë

Nuk i intereson se çka thojnë të tjerët, blen tampon ose peceta për ty, sepse të do