ATK: Çdo person që realizon të ardhura të tatueshme obligohet t’i deklarojë ato
Ekonomia
March 21, 2024 - 11:03
Administrata Tatimore e Kosovës ka ritheksuar se çdo person që realizon të ardhura të tatueshme është i obliguar që t’i deklarojë të ardhurat dhe të paguajë tatimin.
Sipas ATK-së, në mesin e këtyre personave janë edhe individët, të cilët realizojnë të ardhura nga paga, duke ofruar shërbime për kompani të huaja, ose siç quhen ndryshe freelancers, raporton Zeri.info.
ATK-ja ka publikuar edhe një video udhëzuese për mënyrën sesi duhet një individ t’i deklarojë të ardhurat. /Zëri