Thaçi: Diaspora shtyllë e ekonomisë

Ekonomia October 18, 2018 - 17:09
Lajmet e fundit nga vendi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, diasporën e ka cilësuar si shtyllë të ekonomisë kosovare për shkak të kontributit të vazhdueshëm në ruajtjen e stabilitetit social. Këtë deklaratë Thaçi e ka bërë pas vizitës së në javën me Bizneset e Diasporës në Kosovë, raporton “Zëri.info”

LEXO EDHE: Haradinaj: Diaspora fuqi e madhe ekonomike

“Diaspora e Kosovës, me vite të tëra ka qenë shtyllë kryesore e ekonomisë sonë. Ajo ka kontribuar vazhdimisht në ruajtjen e stabilitetit social dhe në mirëqenien e qytetarëve tanë. Java me Bizneset e Diasporës në Kosovë duhet të shërbejë si mundësi e mirë për të forcuar edhe më shumë lidhjen e ndërsjellë mes bizneseve të diasporës me ato vendore. Kosova, më shumë se çdoherë tjetër, sot ka nevojë për patriotizëm ekonomik, ka shkruar Thaci në “Facebook”. /ZËRI