Haradinaj: Diaspora fuqi e madhe ekonomike

Ekonomia October 17, 2018 - 21:15
Lajmet e fundit nga vendi

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj e ka cilësuar diasporën si fuqi të madhe ekonomike në Kosovë. Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”, ka deklaruar se katalizator i zhvillimit të Kosovës është lidhja mes bizneseve vendore me ato të mërgatës, raporton “Zëri.info”

LEXO EDHE: Këto janë 10 shtetet që dërgojnë më së shumti para në Kosovë

“Diaspora jonë ka qenë dhe vazhdon të jetë ndër fuqitë më të mëdha ekonomike të Kosovës. Në hapjen e “Javës së Bizneseve të Diasporës”, theksova potencialin e madh ekonomik, që krijon fuqizimi i lidhjes ndërmjet bizneseve vendore dhe atyre të mërgatës, si katalizator i zhvillimit të qëndrueshëm të vendit tonë. Me këtë rast, i ftova bizneset e diaspores sonë që të bëhen pjesë e Parkut Inovativ në Prizren dhe u zotova se Qeveria do të jetë partnere e tyre, duke vazhduar të krijojë lehtësira për investitorët”, ka shkruar ai. /ZERI