Thaçit i rritet rroga me Ligjin e ri për Pagat

Ekonomia July 21, 2018 - 18:15
Lexo detajet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do t’i rritet paga mujore pas Ligjit të ri për Paga, tashmë presidenti i vendit do të ketë rrogën mujore prej 2 mijë e 869 euro, shkruan Insajderi.

Ndonëse, Ligji i ri për Pagat kishte ardhur si nevojë që të bëhet nivelimi i pagave të punonjësve publik, që të mos ketë dallime të mëdha mes stafit drejtues dhe nëpunësve si dhe për të zbatuar parimin “sa punë aq pagë”, Thaçi ka përfituar nga ky ligj.

Sipas projektligjit të ri për pagat, presidenti që mban koeficientin 12 do të ketë pagën 2868 euro, që i bie diku 196 euro më shumë se që e ka aktualisht e që është 2672 euro (sipas deklarimit të pasurisë).

LEXO EDHE: Haradinajt i zvogëlohet paga për 560 euro me Ligjin e ri për Pagat

Ai pasohet menjëherë nga kryeministri, kryetarin e  Kuvendit si dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese që do të kenë pagën 2390 euro, ngase kanë koeficientin e pagës 10.

Megjithatë nëse shihet draft ligji për Paga i publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrit të Kosovës, respektivisht Qeverisë, dhe përllogariten koeficientet e paraparë me këtë draft herë pagën bazë të përcaktuar në konsultimet publike gjatë draftimit të projektligjit, që është 239 euro, atëherë del se zyrtarët e lartë të shtetit dhe drejtues me grada më të larta përfitojnë më tepër nga ky ligj ngase edhe rangohen më lartë me koeficiente.