Qytetarët protestojnë për shtrejtimin e rrymës (Video/Foto)

Ekonomia December 19, 2017 - 12:34

Një grup i qytetarëve organizoi  protestë para Zyrës së Rregullorit për Energji, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Arbër Rushiti, protestues thotë se qytetarët e Kosovës janë viktima të ndotjes që shkaktohet nga termocentrali, përcjell Zeri.

"Qeveria jonë po planifikon që përveç kostove shëndetësore që do të na kushtojnë shtrenjtë, ta bëjë të shtrenjtë rrymën edhe në shtëpitë tona. Ne duhet t'i mbrojmë fëmijët tanë, veten tanë, të ardhmen tanë si shoqëri nga politika të tilla të pamenduara mirë, të pa qarta as për vetë ata që i propozojne", thotë ai.

Ndërsa, Granit Gashi, poashtu protestues i ka ftuar të gjithë qytetarët që nesër nga ora 12:00 të protestojnë para ndërtesës së KEDS-it për të vazhduar deri te ndërtesa e Qeverisë dhe Kuvendit./Zeri.

Image
Image
Image
Image