Pasuria milionëshe e Murat Mehës

Ekonomia June 15, 2017 - 16:07

Pasuria e Murat Mehës, ish-drejtuesit të delegacionit kosovar për demarkacionin me Malin e Zi, tejkalon milionëshin.

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) Murat Meha ka kryer obligimi e tij ligjor për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK).

Sipas regjistrit të deklarimit, Murat Meha ka pasuri prej 1 milion e 3 mijë e 700 eurove. Pasuria e paluajtshme rezulton të jetë 626 mijë  e 200 euro, apo 300 mijë euro më pak në krahasim me deklarimin e pasurisë të vitit 2016.

LEXO EDHE: Drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj, 264 mijë euro kursime në banka (Dokument)

Vjet Meha kishte deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerën  926 mijë e 200 euro.

Para të gatshme të mbajtura në institucionet financiare  Meha në regjistër deklaron se ka 336 mijë e 639 euro.

Në anën tjetër të hyrat vjetore të tij dhe bashkëshortes deklarohen se janë gjithsej 40 mijë e 869 euro. /Kallxo.com/

Image