Shkencëtarët rindërtojnë fytyrën e Neandertalit, që jetoi 75.000 vjet më parë

Shkencëtarët rindërtojnë fytyrën e Neandertalit, që jetoi 75.000 vjet më parë

Dosier May 02, 2024 - 11:54

Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë realizuar një rindërtim 3D të fytyrës së një Neandertali, parardhësit të njeriut, i cili u zhduk rreth 40 vjet më parë.

Fotoja tregon fytyrën e një gruaje që ka jetuar rreth 75 mijë vjet më parë në planetin tonë. Imazhi i fytyrës 3D të gruas u ndërtua nga shkencëtarët bazuar në mbetjet e copëtuara të një kafke e cila është gjetur në vitin 2015 në shpellën Shanidar në Kurdistan.

Image

 

Me lejen e autoriteteve atje, Arkeologët Britanikë morën mbetjet e kafkës dhe i transferuan ato drejt Mbretërisë së Bashkuar ku shkencëtarët punuan për të bashkuar copëzat dhe për të rikrijuar kafkën e gruas e cila besohet se ka ndërruar jetë kur ka qenë 40 vjeç.

Image

 

Pas formimit të kafkës një proces ky i cili mori më shumë se një vit kohë dy artiste holandezë të cilët njihen për aftësinë e tyre për krijimin e imazheve apo videove 3D bazuar në anatomikën e njerëzve të lashtë nga kockat dhe mbetjet e tyre fosile krijuan pamjen e parë të gruas neandertalë.

Emma Pomeroy e cila rikrijoi kafkën e Neondertalit i cili ka jetuar rreth 75 vjet më parë në token tone ka rrëfyer për BBC-në se për të kjo ka qenë një eksperencë jashtëzakonisht emocionuese.

Image

Media Britanike dhe platforma Netflix kanë punuar së bashku për të sjellë për publikun dokumentarin e Quajtur Sekretet e Neandertalëve, i cili pritet të zbulojë më shumë për evolucionin  dhe zhdukjen e tyre rreth 40 mijë vjet më parë. /abcnews