Çka mund të ndodh me Shaqirin e Xhakën në FIFA?!

Botërori 2018 June 24, 2018 - 00:05
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

FIFA zyrtarisht ka hapur procedura disiplinore ndaj Xhakës e Shaqirit për shkak se i kanë festuar golat duke e formuar shqiponjën dykrenore dhe duke bartur flamuj të Kosovës, raporton “Zëri.info”.

Kjo shkaku i ankesës zyrtare të Serbisë.

Sipas rregulloreve, në shumë raste futbollistët në këso situatash dënohen me nga dy ndeshje.

LEXO EDHE: Lajmi i fundit: FIFA nis procedurat ndaj Shaqirit e Xhakës!

Por te Shaqiri e Xhaka situata është më ndryshe dhe gjasat për tu dënuar janë të vogla.

Kjo për shkak se ata kanë përdorur mesazhe e imazhe të simboleve të dy shteteve që janë anëtare të FIFA-s, Kosovës e Shqipërisë, simbolet e të cilave mund të përdoren në futbollin ndërkombëtarë sepse ato njihen edhe nga vet FIFA./Zëri

 

 

Të rekomanduara