Lajmi i fundit: FIFA nis procedurat ndaj Shaqirit e Xhakës!

Botërori 2018 June 23, 2018 - 23:06
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Edhe pse Xhaka, Shaqiri dhe shumë futbollistë shqiptarë, por në disa raste edhe të huaj, i kanë festuar golat duke e formuar shqiponjën dykrnore, ata nuk jnaë dënuar asnjëherë dhe me ta nuk janë marrë UEFA e FIFA, raporton “Zëri.info”.

Mirëpo, rasti i ndeshjes Serbi - Zvicër me shqiponjat e akterëve Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri pritet të kalojë nëpër tavolinat e FIFA-s për shkak ankesave të Serbisë kinse për provokim.

 Gazeta zviceriane “Blick” konfirmon se FIFA ka nis procedurat për trajtimin e këtij rasti. Procedure disiplinore është hapur ndaj Xhakës e Shaqirit, por edhe ndaj Serbisë, për shkak përdorjes së politikës nga tifozët serbë në ndeshjen ndaj Zvicrës kundër Kosovës. Zëri/

Të rekomanduara