E shfrytëzuan për seks pastaj e vranë

Bota May 24, 2016 - 18:41

Policia gjermane thotë se kanë arrestuar një çift të ri mbi dyshimin për përfshirje në vrasjen e një vajze kineze, trupi i të cilës u gjet në fillim të këtij muaji në qytetin lindor të Dessau - Rosslau me lëndime të rënda në kokë, transmeton zeri.info

Prokurorët i kanë thënë agjencisë së lajmeve DPA të martën se një burrë dhe një grua, të dy 20 vjeçar , ishin takuar me një vajzë rreth të 25-ve dhe e kishin shfrytëzuar për seks ku më pas dyshohet se e kanë vrarë.

LEXO EDHE: Shpërthen vullkani më i madh në Europë, mbulon qiellin me flakë (FOTO+VIDEO)

Viktima , emri i të cilit nuk është bërë i ditur , është raportuar të zhdukur nga shokët. Trupi i saj u gjet rreth dy ditë më vonë më pak se 100 metra nga shtëpia e saj .

Prokurorët thonë se skena e krimit ka qenë një ish- apartament të shfrytëzuar nga çifti./ZËRI/