Përfundon edhe eklipsi i pjesshëm

Përfundon edhe eklipsi i pjesshëm

Bota April 08, 2024 - 23:19

Eklipsi total përfundoi para pak kohe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa ai i pjesshëm po vazhdonte në disa pjesë të Kanadasë.

Mirëpo, tashmë ka përfunduar edhe eklipsi i pjesshëm mbi Neëfoundland, shkruan CNN.

Ndërkaq, NASA më herët bëri të ditur se një eklips tjetër i plotë diellor do të jetë në gusht të vitit 2026, në Grenlandë, Islandë, Spanjë, Rusi dhe në një pjesë të Portugalisë.