BE-ja e gatshme që ta ndihmojë Kroacinë pas tërmetit

BE-ja e gatshme që ta ndihmojë Kroacinë pas tërmetit

Bota December 29, 2020 - 17:35

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka njoftuar se BE-ja është e gatshme që t’i ndihmojë Koracisë pas tërmetit të sotëm me magnitudë 6.4.

Përmes një postimi në “Twitter”, Von Leyen ka thënë se pas bisedës me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq në lidhje me gjendjen e krijuar pas tërmetit, do t’i ndihmojë sa më shpejtë që të jetë e mundur.

“Një tjetër tërmet i fortë goditi Kroacinë, i dyti brenda dy ditësh. Unë fola me kryeministrin Plenkoviq. Ne jemi gati të ndihmojmë. I kërkova komisionarit evropian për Situatat e Krizave, Janez Lenarçiq, të udhëtojë në Kroaci sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar ajo. /Zëri