Rritet numri i të vdekurve nga koronavirusi në Turqi

Rritet numri i të vdekurve nga koronavirusi në Turqi

Bota April 27, 2020 - 20:18

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se në Turqi numri i viktimave nga coronavirusi i ri (COVID-19) është rritur në 2.900, pasi 95 vdekje të tjera u regjistruan në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency.Në llogarinë e tij në twitter, Koca njoftoi se me 2.131 raste të reja të konfirmuara, numri i të infektuarve nga coronavirusi në vendin e tij është rritur në 112.261.Ai po ashtu njoftoi se numri i të shëruarve nga coronavirusi është rritur në 33.791, pasi 4.651 pacientë të tjerë u lëshuan nga spitali.

Rezultatet e sotme po ashtu tregojnë se për ditën e tretë radhazi Turqia regjistron më shumë të shëruar nga COVID-19 sesa raste të reja.Në 24 orët e fundit janë kryer gjithsej 20.143 teste COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë janë kryer 918.885 teste.Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, coronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve nga coronavirusi ka arritur pothuajse në 3 milionë, me rreth 208 mijë të vrarë dhe rreth 878 mijë të shëruar.