Tërmeti me magnitudë 6,5 godet Ishullin Java të Indonezisë, 4 të lënduar

Tërmeti me magnitudë 6,5 godet Ishullin Java të Indonezisë, 4 të lënduar

Bota April 28, 2024 - 15:13

Katër persona janë lënduar pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,5 ballësh që goditi Ishullin Java të Indonezisë, transmeton Klankosova.tv

Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizike e Indonezisë (BMKG) tha se epiqendra e tërmetit ishte rreth 150 kilometra në jug të qytezës Garut në Javën Perëndimore, në një thellësi prej 68,3 kilometrash nën sipërfaqe.

Disa ndërtesa janë dëmtuar gjithashtu nga tërmeti, raportojnë mediat lokale.

Indonezia përjeton tërmete të shpeshta pasi ndodhet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, një brez tektonik vullkanesh dhe tërmetesh.