Gjermania regjistron shifrën më të ulët ditore të rasteve të reja me Covid-19

Gjermania regjistron shifrën më të ulët ditore të rasteve të reja me Covid-19

Bota April 21, 2020 - 09:37

Gjermania raportoi ditën e sotme 1,785 raste të reja me Covid-19, një numër relativisht i ulët krahasuar me vetëm një ose dy më parë kur rastet e reja ditore ishin dyfishi i kësaj shifre, shkruan CNN.Vendi gjithashtu raportoi 194 viktima brenda 24 orëve.

Numri total i rasteve ka shkuar në 143,457 ndërsa i vdekjeve në 4,598 , sipas Institutit Robert Koch, qendra e Gjermanisë për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.

Gjermania filloi lehtësimin e masive kufizuese ditën e djeshme më 20 prill, duke lejuar disa biznese dhe dyqane të rihapen ndërsa vendi ndërmerr hapa të vegjël drejt normalitetit.Rreth 3,700 pacientë të tjerë janë shëruar nga Covid-19, sipas Institutit Robert Koch.

Qeveria ka theksuar rëndësinë e mbajtjes së numrit të pacientëve të shëruar më të lartë se sa numri i rasteve të reja.