Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në selinë e NATO-s

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në selinë e NATO-s

Bota March 09, 2020 - 12:51
Lexoni më shumë detaje

NATO të hënën konfirmoi se një anëtar i stafit që punon në selinë në Bruksel ka rezultuar pozitiv për koronavirus, pasi ishte me pushime në veri të Italisë, raporton EUobserver, transmeton zeri.info.

Personi aktualisht është në shtëpi në izolim.

NATO tashmë ka ndërmarrë masa parandaluese për të parandaluar përhapjen e virusit, siç është pezullimi i përkohshëm i udhëtimeve të caktuara të stafit, inkurajimi i stafit për të punuar nga shtëpia dhe pezullimi i përkohshëm i vizitave në grup./ZERI