Kinë, rritet në 2.872 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Kinë, rritet në 2.872 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Bota March 01, 2020 - 12:25
Lexoni më shumë detaje

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë (NHC) ka njoftuar se numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19) në vend është rritur në 2.872, transmeton Anadolu Agency.

Në deklaratën e NHC thuhet se deri më sot në Kinë nga Covid-19 kanë vdekur 2.872 persona, përfshirë dy në rajonin special administrativ Hong Kong ndërsa numri i të prekurve ka tejkaluar shifrën prej 79.824.

Numri i të dyshuarve të infektuar nga virusi në vend ka rënë në 851 ndërsa i atyre që ndodhen nën trajtim në 51.856 persona. Thuhet se është rritur në 41.625 mijë numri i personave që janë shëruar.

Si pasojë e epidemisë në 24 orët e fundit në Kinë kanë vdekur 35 persona ndërsa janë shënuar 573 raste të reja të virusit. Po ashtu bëhet e ditur se 34 nga humbjet e jetëve janë shënuar në rajonin Hubei ku virusi është më intensiv ndërsa një person ka vdekur në rajonin Hunan.

Numri i rasteve të Covid-19, përveç territorit të Kinës është rritur në 95 në rajonin special administrativ Hong Kong dhe 10 në Makao.

Lloji i koronavirusit të ri për herë të parë u shfaq në qytetin kinez Wuhan më 12 dhjetor 2019, ku si pasojë shumë vende, përshirë Turqinë evakuuan shtetasit e tyre të bllokuar në Kinë.

Pas shfaqjes së koronavirusit në qytetin Wuhan ai u përhap për një kohë të shkurtër edhe në qytetet tjera të vendit ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli "situatë emergjente".