Trump: Kina ka hakuar email-at e Hilary Clintonit

Bota August 29, 2018 - 11:29
Lexo detajet

Presidenti i SHBA Donald Trump tha se Kina ka hakuar email-at e ish kandidates presidenciale Hilary Clinton. Ai e shkroi këtë në Twitter, raporton Reuters,transmeton zeri.info, duke shtuar se ai nuk ofroi dëshmi apo më shumë informacion për atë pretendim.

"Email-at e znj. Hilary Clinton, shumë prej të cilave ishin informacione konfidenciale, u hakuan nga Kina. Hapi tjetër do të ishte më mirë të ndërmerret nga FBI, DOJ, ose pas të gjitha gabimeve të tyre (Komi, McKayb, Paige, FISA), besueshmëria e tyre do të zhduket përgjithmonë", shkroi Trump.

Zyrtarët federalë të SHBA kanë akuzuar Rusinë se kishte hakuar email-at e  znj. Hilary Clinton për të ndihmuar Trumpin të fitojë zgjedhjet presidenciale./Zeri