Donald Trump ka probleme shëndetësore, raporti u ‘manipulua’

Bota May 02, 2018 - 09:05

Fuqia fizike dhe stabiliteti mendor i presidentit amerikan Donald Trump në letër ishin përshkruar si “të jashtëzakonshme”.

Por, ish-mjeku i Trump, Harold Bornstein, ka thënë se ai nuk e ka shkruar letrën e vitit 2015, e cila e paraqiste kandidatin e atëhershëm republikan në gjendje tejet të mirë shëndetësore.

“Trump e ka urdhëruar shkrimin e asaj letre”, tha ai për CNN.

Bornstein po ashtu ka thënë se truprojat e Trump kanë kryer një “bastisje” në zyrën e tij në shkurt të vitit 2017, duke marrë të gjitha dëshmitë shëndetësore të Trump.

Ai tutje ka thënë se letra që thotë se Trump do të jetë “personi më i shëndetshëm i zgjedhur ndonjëherë në presidencë”, nuk është punë e tij profesionale.
Megjithatë një gjë që nuk është e qartë- është vonesa e Bornstein për t’i thënë këto gjëra në publik.

Shtëpia e Bardhë ende nuk i ka komentuar këto deklarime.