Tridhjetedy turistë të vdekur në një aksident me autobus në Koren Veriore

Bota April 23, 2018 - 11:05
Aksident i rëndë trafiku

Zyrtarët kinezë kanë thënë se 32 turistë kinezë dhe katër verikoreanë kanë vdekur pas përplasjes së autobusit në Korenë Veriore.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze, Lu Kang ka thënë gjatë një konferece të rregullt për media se aksidenti ka ndodhur një ditë më parë në provincën veriore, Hwanghae në jug të Phenjanit.

Ministria ka thënë se Kina ka dërguar një ekip mjekësor të shoqëruar nga diplomatët, duke shtuar se dy turistë kinezë janë në “gjendje të rëndë shëndetësore”.

Pamjet nga televizioni shtetëror kinez kanë treguar pamje të autobusit të dëmtuar.

LEXO EDHE: A po e sponsorizon Rusia terrorizmin?

Kina është partnerja më e madhe tregtare e Koresë Veriore dhe turistët kinezë janë në mesin e vizitorëve më të shpeshtë në shtetin e izoluar.