Gjendje lufte në Riad, evakuohet Mbreti

Bota April 21, 2018 - 23:01
Lexo detajet

Jo shumë larg nga Pallati i Mbretit të Arabisë Saudite ka ardhur deri të të shtënat, mediat raportuan se bëhet fjalë për tentim grusht-shteti, por të gjithë incidentin e shkaktoi – droni.

Mediat saudite raportuan se sigurimi i familjes mbretërore “rrëzoi” dronin i cili u paraqit në rrethin e Pallatit.

Hapësira ishte e ndaluar për aktivitete fluturuese, transmeton lajmi.net.

Raportohet se Mbreti është evakuuar në bunkerin që gjenden në bazën ushtarake.

Në rrjetet sociale ka pasur komente se të shtënat kanë zgjatur shumë, pasi që sigurimi i Pallatit Mbretëror “shtien dobët”.