Bllokohen 100 pasagjerë në Shtutgart
Bota
March 24, 2018 - 16:36
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota
Kompania ajrore portugeze, TAP, ka kërkuar falje për bllokimin e më shumë se 100 pasagjerëve në aeroportin e Shtutgartit, në jugperëndim të Gjermanisë, pasi njëri nga fluturimet është anuluar në minutin e fundit meqë kopiloti ishte i dehur, transmeton AP.
Vetëm pak minuta para se të realizohej fluturimi i kompanisë portueze TAP drejt Lisbonës, një punëtor i aeroportit ka vërejtur se kopiloti nuk ka ecur si duhet dhe ka mbajtur erë alkooli.
Ai ka njoftuar autoritetet e aeroportit, të cilat kanë vendosur që të anulojnë fluturimin.
Ende nuk është bërë e ditur nëse kopiloti 40 vjeçar është ndaluar nga autoritetet e sigurisë.
Agjencia e lajmeve dpa ka thënë sot se të gjithë 106 pasagjerët do të mund të udhëtojnë drejt Lisbonës në ditën e hënë.