Dy fëmijë dhe një grua gjenden të vdekur në një shtëpi të djegur – dyshohet për vrasje

Bota February 20, 2018 - 11:37

Dy fëmijë dhe një grua janë gjetur të vdekur brenda një shtëpie të djegur e cila dyshohet se i është vënë zjarri qëllimisht.

Shtëpia e ndërtuar me tulla është kthyer në një vend të krimit pasi zjarri e kishte shkatërruar të tërën.

Trupat e djegura, të cilat ende nuk janë identifikuar, nuk u zbuluan derisa shtëpia në Canberra u kontrollua në këtë pasditë për herë të dytë, raporton “DailyMail”, transmeton Periskopi.

Detektivi i policisë Scott Moller tha se zjarri nuk ishte aksident.
“Treguesit janë se zjarri është vënë qëllimisht,” tha ai.


Detektivët nuk janë të sigurt nëse gruaja dhe dy fëmijët janë bllokuar brenda ose janë vrarë para se shtëpia të ishte ndezur.
Fqinjët thanë, se nëna e vdekur besohet se ishte 30-vjeçare dhe dy fëmijët pesë vjeçar.


“Është skenë e vështirë… është një incident i tmerrshëm… dhe ka një ndikim të rëndësishëm në të gjitha shërbimet e urgjencës që morën pjesë,” tha Moller.

Image
Image