Dhjetori i 2017-ës më i errëti ndonjëherë në Moskë

Bota January 16, 2018 - 18:25

Muaji dhjetor i vitit të kaluar ka shënuar rekordin për sasinë më të vogël të dritës së diellit që është parë ndonjëherë në kryeqytetin e Rusisë në Moskë.

Sipas disa raportimeve, dielli nuk është parë asnjëherë përgjatë një muaji të tërë.

Sipas qendrës meteorologjike të Rusisë, dielli ka shëndrritur për gjashtë minuta gjatë muajit të fundit të 2017-ës.

Zakonisht ky vend sheh qindra orë dritë në muajt e ftohtë.

Zakonisht dimri në Rusi është shumë i ftohtë, ndërsa aktualisht në Moskë temperatura është -7 C.

Image