Bota

Putin i ka hedhur poshtë akuzat amerikane për përzierje në zgjedhje

Putin i ka hedhur poshtë akuzat amerikane për përzierje në zgjedhje
11 janar 2018 • 23 : 20

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, përsëri i ka hedhur poshtë akuzat e vazhdueshme se Moska ka ndërhyrë në fushatat zgjdhore në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet evropiane.

Duke folur sot para një grupi të editorëve dhe ekszekutivëe të mediave në Rusi, zoti Putin përsëri e ka fajësuar Uashingtonin për thellimin e tensioneve ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Këto komente janë bërë një ditë pas publikimit të një raporti të porositur nga senatori amerikan, Ben Cardin, që dokumenton se gati për dy dekada ka pasur përpjekje ruse për të ndikuar në politkën në gjithë Evropën.

Në këtë raport, po ashtu, kritikohet presidenti amerikan, Donald Trump, pasi akuzohet se ka bërë pak për ta shqyrtuar këtë çështje në Shtetet e Bashkuara.

Prej janarit të vitit 2017, kur agjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara kanë konkluduar se Rusia ishe e angazhuar në hakerizëm dhe fushatë propaganduese për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016, Moska vazhdimisht i ka hedhu poshtë akuzat për përzierje.

© zëri.info