Dorëhiqet ministrja pas zjarreve vdekjeprurëse në Portugali

Bota October 18, 2017 - 11:54

Ministrja e Brendshme e Portugalisë Constanca Urbano de Sousa ka dhënë dorëheqje pasi zjarret në këtë vend lanë të vdekur mbi 100 persona në muajt e fundit.

Që prej të dielës, qindra zjarre kanë shpërthyer në të gjithë Portugalinë veriore dhe qendrore pas verës më të thatë në gati 90 vjet, duke vrarë të paktën 41 vetë.

Në qershor, një zjarr tjetër vrau 64 vetë.

Ministria e Brendshme është përgjegjëse për zjarrfikësit, policinë dhe Agjencinë për Mbrojtjen Civile, që është përballur me kritika pas zjarreve, transmeton Klan Kosova.

Në letrën e saj të dorëheqjes, ministrja tha: “Nuk kisha kushte politike dhe personale për të vazhduar në postin tim”.

Kryeministri Antonio Costa tha në një deklaratë se ai pranoi dorëheqjen e Urbano de Sousa-së

Zjarret e këtij viti që ishin më të këqijat që nga vitit 2003 dogjën  350,000 hektarë tokë, transmeton Klan Kosova.