Siria i kundërpërgjigjet Amerikës

Bota June 27, 2017 - 14:43

Qeveria siriane i ka hedhur poshtë sot akuzat e Shtëpisë së Bardhë se ushtria siriane është duke e përgatitur një sulm të ri me armë kimike.

Ministri sirian për pajtim kombëtar Ali Haidar ndërkohë e ka hedhur poshtë deklaratën e Shtëpisë së Bardhë që dje në mbrëmje e paralajmëroi qeverinë e presidentit sirian, Bashar Assad, që të mos kryejë një sulm tjetër kimik, transmeton Express.

Haidar ka thënë për Associated Press se akuzat e SHBA-së janë paralajmërim për një fushatë të re diplomatike kundër Sirinë në OKB.

LEXO EDHE: Sulmi ajror amerikan i vret 57 të burgosur në burgun e ISIS-it

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi dje se Assad dhe ushtria e tij do të paguajnë një çmim të lartë nëse vendosin të kryejnë edhe një sulm tjetër kimik.