Sulmi ajror amerikan i vret 57 të burgosur në burgun e ISIS-it

Bota June 27, 2017 - 14:40

Mbikëqyrësi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë sot se 57 persona besohet se janë vrarë në një sulm ajror të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja në një qytet në lindje të Sirisë, i cili kontrollohet nga ISIS.

Monitoruesi i luftës me bazë në Britani të Madhe ka thënë se sulmi ajror ndodhi të hënën në agim, ku u godit një ndërtesë në al-Mayadeen, e cila përdorej për t’i mbajtur disidentët e ISIS-it.

Të paktën 15 luftëtarë dhe të burgosur raportohet se janë në mesin e të vdekurve në këtë sulm në provincën Deir Ezzour, transmeton Express.

Media e udhëhequr nga aktivistët, Deir Ezzour 24, ka raportuar se në total janë vrarë 20 civilë në këtë sulm, duke shtuar se ndërtesa e goditur i takonte një komandanti të lidhur me al-Qaedan para se të konfiskohej nga ISIS-i në vitin 2014.