Ky është talenti nga Vlora, ndërton kompjuterin në...(Video)

Auto&Tech July 28, 2016 - 14:38

Me të drejtë ky i ri nga qyteti i Vlorës, mund të konsiderohet talenti i javës.

Djali ka arritur të krijojë vetë me produkte të ricikluara nga tre kompjuterë të nxjerrë jashtë përdorimit, një kompjuter të ri me një kasë shumë origjinale: tavolinën prej xhami që kishte aty pranë. 

Sipas djalit, kjo është kasa më komode e kompjuterit e cila shërben dhe si tavolinë dhe nuk nxehet kurrë. 

LEXO EDHE: Mark Zuckerberg shfaq rezultate interesante në Facebook (Foto)

“Sherben edhe per te konstatuar problemet e Hardëarit dhe per kryerjen e modifikimeve ne kohe reale shume thjeshte. Ndertuar nga ish nxenesit e shkolles Industriale "Pavaresia" Vlore. 100 % Funksionale me pjese te ricikluara nga 3 kompjutera te nxjere jashte përdorimit. Na qe prishur kompjuteri dhe me pjeset e ngelura u munduam ta ndertojme por meqe nuk kishim nje kase e futem poshte tavolines prej xhami. Punon shume mire dhe nuk kemi ndermend ti blejme kase te re”, - ka shkruar djali i talentuar në Jeta Osh Qejf.