Mark Zuckerberg shfaq rezultate interesante në Facebook (Foto)

Auto&Tech July 28, 2016 - 12:34

Duke nisur me një fakt mjaft interesant, Zuckerberg ka ndarë në profilin e tij Facebook rezultatet e numrit të njerëzve në Facebook, Messenger, Instagram dhe WhatsApp.

Sipas tij, në Facebook çdo muaj bashkëngjiten 1.7 miliardë njerëz, transmeton lajmi.net.

Fakt: “Sot në Facebook janë po aq njerëz sa ekzistonin në botë 100 vjet më parë”, ka shkruar Zuckerberg në profilin e tij.

LEXO EDHE: Ky është aeroplani luftarak më i sofistikuar në botë që bartë të gjitha llojet e municioneve (Foto+Video)

Ai gjithashtu është shprehur i kënaqur që ka arritur t’iu ofrojë njerëzve edhe mënyra të reja për shpërndarje të fotografive, e sidomos mundësisë për tu lidhur live në Facebook.

Ndër të tjera, në Messenger bashkëngjiten 1 miliardë njerëz, në Whatsapp 1 miliardë njerëz, në Instagram 500 milionë njerëz, dhe siç u përmend më lartë 1.7 miliardë në Facebook, e kjo ndodh çdo muaj.

Image