Mustafa për demarkacionin: Mund edhe ta masim territorin

Aktuale July 15, 2016 - 09:55

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se ka ende hapësirë për shqyrtimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka këkruar që të zbardhen akuzat e opozitës lidhur me humbjen e disa mijëra hektarëve tokë, nëpërmjet faktimit të këtij pretendimi, njofton Klan Kosova.

Mustafa më tutje ka deklaruar se nëse kërkohet mund të bëhet matja e territorit të vendit në mënyrë që të binden të gjithë se nuk është humbur territor, ndërsa ka vlerësuar rolin e qytetarëve të vendit në gjithë këtë proces.