Ky është parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Aktuale July 14, 2016 - 17:08

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbizotërojë në ditët e ardhshme.

“Nga sot vendi ynë do të karakterizohet me kushte tjera meteorologjike me vranësira të dendura dhe ulje të presionit atmosferik. Do të ketë ulje në fushat termike për 12-14 grade Celsius. Reshje shiu parashihen nga dita e premte. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi deri 11m/s”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE: ATK largon nga puna dy zyrtarë për keqpërdorim të detyrës