Ganimete Musliu i reagon Gjuriqit: A e patë se si janë integruar serbët në Skenderaj

Aktuale July 13, 2016 - 16:20

Musliu thekson se Gjuriq është dashur moti ta bënte këtë dhe të merrte model për politikat integruese dhe të bashkëjetesës në Republikën e Kosovës.

Deputetja e PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Ganimete Musliu i është përgjigjur Marko Gjuriqit, i cili sot vizitoi serbët në Banjë të Skenderajt.

Sipas saj, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ma në fund i ka vizuar serbët në Skenderaj, por që është vonuar shumë.

Musliu thekson se Gjuriq është dashur moti ta bënte këtë dhe të merrte model për politikat integruese dhe të bashkëjetesës në Republikën e Kosovës.

LEXO EDHE: Gjuriq hyn e del nga Drenica

Reagimi i plotë:

Jeni vonuar z. Gjuriq!

Gëzohem që më në fund z. Gjuriq i vizituat serbët e Banjës në Skenderaj. Jeni vonuar shumë! Këtë është dashtë ta bëni kaherë dhe të merrni për model politikat integruese dhe të bashkëjetesës ne Republikën e Kosovës. Apo ndoshta ju zotri Gjuriq dhe Qeveria juaj nuk jeni të interesuar ti shihni bashkëkombësit tuaj të jetojnë në Paqe???

Skenderaj dha shumë për lirinë e qytetarëve të saj dhe ja din më mirë së kushdo tjetër peshën e lirisë.

Prandaj ne i përgëzojmë bashkëqytetarët tanë serb në Banjë që pranuan realitetin e ri në Kosovë. Sot mbi 90% te atyre banorëve janë të pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës dhe ata jetojnë në Paqe me fqinjët e tyre Shqiptar. Ata sot ndjehen dhe trajtohen të barabartë me të gjithë qytetarët e Skenderajt. Meritat për këtë i kanë padyshim qytetarët e Skenderajt të cilët kontribuojnë çdo dit që atë çka përjetuan ata nga regjimi dhe administrata e Millosheviqit mos ta përjetoj askush tjetër.