Gjuriq hyn e del nga Drenica

Aktuale July 13, 2016 - 15:51

Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosoëvn në Qeverinë e Serbisë ka vizituar komunën e Skenderajt, të mëkurën. Ai në fshatin Bajë, i banuar 95 për qind me serbë, e ku është instaluar komuna paralele e Skenderajt, Serbica, i ka inkurajuar serbët e këtyre dy fshatrave të Drenicës, Bajë e Syriganë, por edhe serbët e Cerkolezit të Istogut, që të mbahen fort, sepse “Serbia do të përkujdeset për ta dhe asnjëherë nuk do t’i lë vetëm”.

Delegacionin serbë e ka siguruar Policia e Kosovës. Sipas Gjuriq, Serbia do të vazhdojë t’i mbështes serbët e kësaj pjese, siç tha ai, të Serbisë, të cilët Gjuriq tha se jetojnë krejtësisht të rrethuar nga shqiptarët. Në porten e kishës Sveti Nikolla në Bajë, serbët e kanë njoftuar drejtorin e Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, i cili shoqërohej edhe nga ministri për Administrim të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Isa Mustafës, Lubomir Mariq, për problemet që kanë rreth 200 serbë që kanë mbetur në fshat pas luftës.

“Mbështetja që merrni nga Serbia do të vazhdojë, shteti i juaj do të jetë këtu në secilin rast të mundshëm, për të cilin mund të luftojmë. Lufta për çdo centimetër të ndikimit dhe të drajtat e serbëve në Kosovë e Metohi, direkt dhe indirekt do të vazhdojnë”, ka thënë Gjuriq, fjalët e të cilit i transmetojnë mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës. Sipas Gjuriqit, është shumë e rendësishme që të tërhiqet vërejtja e gjithë Serbisë për problemet me të cilat njerëzit ballafaqohen këtu dhe se është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se ata duhet të luftojnë për përmirësimin e pozitës së serbëve në këtë anë”. ka thënë Gjuriq, i cili ka kërkuar nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, Lubomir Mariq që ta zgjidhë problemin e infrastrukturës në fshatin Bajë, përcjell 'zeri.info'. 

LEXO EDHE: A ia huqi vetëm komisioni apo edhe qytetarët për Demarkacion?

 

Image